Takim i ekipit për intervenime në kriza të Odës së Psikologëve me zjarrfikësit në Koçan të cilët morën pjesë në shuarjen e zjarrit
- – Ekipi për intervenime në kriza i Odës së Psikologëve sot do të mbajë takim me zjarrfikësit në Koçan të cilët morën pjesë në shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin e fëmijëve.

Shkup, 21 mars 2025 (MIA) – Ekipi për intervenime në kriza i Odës së Psikologëve sot do të mbajë takim me zjarrfikësit në Koçan të cilët morën pjesë në shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin e fëmijëve.
Deri më tani, siç informojnë nga oda, janë angazhuar 32 psikologë për aktivitete lidhur me pasojat nga zjarri në diskotekën në Koçan.
Ekipi për intervenime në kriza në bashkëpunim me Qendrën për Shëndet Mendor, nga orët e hershme të mëngjesit më 16 mars ishin të pranishëm në pikat para spitaleve 8 Shtatori, Qendra Urgjente, Spitali i Qytetit ku ishin të pranishëm një numër i madh i familjeve fëmijët e të cilëve ishin sjellë në mjekim. Ishin angazhuar 12 psikologë në tre ndërrime, të cilët jepnin ndihmën e parë psikologjike.
Në ditën e varrimit ishin angazhuar 15 psikologë të marrin pjesë në të gjitha varrimet në Koçan, fshatrat përreth, Shtip, Strumicë, Shkup, të familjeve që kishin ardhur në varrim, ndërsa ka punë të përditshme me familjet të cilat kanë humbur fëmijë në zjarrin katastrofal.
Në shkolla dhe fakultete, gjithashtu, është organizuar trajnim për 100 psikologë. Për këtë qëllim, siç informojnë nga Oda e Psikologëve, është krijuar protokoll për punë në situata krize dhe formularë të nevojshëm.
Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan më 16 mars jetën e humbën 59 persona, ndërsa rreth 200 ishin lënduar. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s