• петок, 21 март 2025

Aksion policor për ndalimin e personave lidhur me procedurën e zjarrit në Koçan

Aksion policor për ndalimin e personave lidhur me procedurën e zjarrit në Koçan

Shkup, 20 mars 2025 (MIA) - Është duke u zhvilluar një aksion i ekipit policor mе urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Koçan lidhur me procedurën për zjarrin në klubin "Puls". 

Nga Prokuroria Themelore Publike njoftuan se aksioni për ndalimin e personave të dyshuar për përfshirje do të vazhdojë gjatë gjithë natës, ndërsa më shumë informacione do të bëhen të ditura pas përfundimit të operacionit ditën e nesërme.

Sipas informacioneve të para, janë arrestuar ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikollço Iliev, Ratko Dimitrovski dhe Lupço Papazov.

Lupço Papazov, i cili pas zjarriit dha dorëheqje të parevokueshme nga detyra, u mor në pyetje nga një prokuror në Prokurorinë Publike të Koçanit më 17 mars, ndërsa Prokuroria pas përfundimit të marrjes në pyetje, njoftoi se do të vendoset për statusin e tij të mëtejshëm në procedurë.

"Kryetari i komunës është marrë në pyetje dhe ka dhënë disa sqarime dhe informacione. Një deklaratë e tillë krahasohet me materialin dëshmues dhe me kompetencat e komunës, pas së cilës do të vendoset për statusin e mëtutjeshëm të tij në procedurë", informojnë nga Prokuroria pas përfundimit të marrjes në pyetje të Papazov. 

Dimitrovski ishte kryetar i Komunës së Koçanit gjatë periudhës së viteve 2009-2017, ndërsa Iliev gjatë periudhës së viteve 2017-2021. qa/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан