• петок, 21 март 2025

BDI- Çair anulon iftaret, mjetet i ridestinon për familjet e viktimave në Koçan

BDI- Çair anulon iftaret, mjetet i ridestinon për familjet e viktimave në Koçan

Shkup, 21 mars 2025

Me dhimbje dhe solidaritet të thellë ndaj familjeve të prekura nga tragjedia në Koçan, Bashkimi Demokratik për Integrim - dega Çair ka vendosur të anulojë të gjitha iftaret e planifikuara për këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Mjetet e parapara për organizimin e këtyre iftareve do të ridestinohen për të ndihmuar familjet e viktimave, me qëllim lehtësimin e barrës së tyre në këtë moment të rëndë.

Ramazani është muaj i reflektimit, sakrificës dhe ndihmës për njëri-tjetrin. Në këtë frymë, ndjejmë për detyrë që në vend të grumbullimeve festive, të qëndrojmë pranë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe që po përballen me dhimbje të madhe.

Urojmë që Zoti t’ju japë forcë familjeve të viktimave dhe që ky muaj i shenjtë të sjellë më shumë solidaritet dhe mirëkuptim mes nesh.

Bashkimi Demokratik për Integrim -dega Çair

____________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Тагови

Остани поврзан