Lukashenko: Serbia, BeH-ja, Gjeorgjia dhe Moldavia do të përfshihen në NATO sipas skenarit të Ukrainës
- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko konsideron se Serbia, BeH-ja, Gjeorgjia dhe Moldavia do të vendosen në NATO sipas skenarit të Ukrainës.
Minsk, 20 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko konsideron se Serbia, BeH-ja, Gjeorgjia dhe Moldavia do të vendosen në NATO sipas skenarit të Ukrainës.
Hyrja e Finlandës në NATO, ndërsa së shpejti edhe e Suedisë, është faza e re e ekspansionit në lindje. Aleanca do t'i përfshijë Serbinë, BeH-në, Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Dhe gjithçka do të zhvillohet sipas skenarit ukrainas", tha Lukashenko në takimin me udhëheqësinë e organeve shtetërore të sistemit për siguri nacionale.
Siç shtoi, parashikimet janë të pangushëllueshëm.
"Apetitet dhe aktiviteti i Perëndimit kolektiv vetëm do të rriten. Uashingtoni dhe aleatët e tij do të vazhdojnë ta zgjerojnë NATO-n. Situata është më shumë se e volitshme për ta. Do të them haptazi: pothuajse të gjithë liderët evropianë janë shndërruar në shtetas të SHBA-së - nëse shikojmë cila politikë, cilat interesa dominojnë në territorin e Bashkimit Evropian", vlerësoi Lukashenko. mb/
Foto: MIA