Liderët e BE-së: Rritje e paparë e antisemitizmit në Evropë
- Liderët e BE-së sot, me rastin e Ditës ndërkombëtare të kujtimit të holokaustit, theksoi në "rritjen e paparë të antisemitizmit" në kontinentin evropian, i cili nuk është vërejtur nga Lufta e Dytë Botërore dhe porositën se janë të vendosur që të luftojnë kundër antisemitizmit dhe për mbrojtjen e mënyrës evropiane të jetesës në Evropë.
Bruksel, 27 janar 2025 (MIA) - Liderët e BE-së sot, me rastin e Ditës ndërkombëtare të kujtimit të holokaustit, theksoi në "rritjen e paparë të antisemitizmit" në kontinentin evropian, i cili nuk është vërejtur nga Lufta e Dytë Botërore dhe porositën se janë të vendosur që të luftojnë kundër antisemitizmit dhe për mbrojtjen e mënyrës evropiane të jetesës në Evropë.
Në të njejtën kohë, ata e dënuan ashpër "rritjen shqetësuese të incidenteve të dhunshme antisemitike", mohimin dhe shtrembërimin e të vërtetës për Holokaustin, si dhe teoritë e komplotit dhe paragjykimet kundër hebrenjëve.
"Sot jemi dëshmitarë të rirtjes së paparë të antisemitizmit në kontinentin tonë, i cili nuk është vëejtur nga Lufta e Dytë Botërore, nënvizojnë anëtarët e Këshillit evropian.
Duke kujtuar se Dita ndërkombëtare e përkujtimit të Holokaustit shënon 80 vjetorin e çlirimit të kampit nazist të përqendrimit dhe shfarosjes Aushvic-Birkenau, ata thanë se kujtojnë "tmerret e paprecedentë të Holokaustit", gjatë të cilit u vranë gjashtë milionë hebrenj dhe miliona popuj të tjerë, 1.1 milion prej të cilëve ishin vetëm në Aushvic.
"Më shumë se kurrë deri më tani, është thelbësore që ne të përmbushim përgjegjësinë tonë për të nderuar viktimat e Holokaustit. Ne jemi të vendosur të luftojmë antisemitizmin dhe të mbrojmë dhe ushqejmë mënyrën e jetesës hebreje në Evropë. Ne dënojmë të gjitha format e diskriminimit, intolerancës, racizmit dhe ksenofobisë dhe do të ndërmarrim veprime vendimtare për t'iu përgjigjur këtyre kërcënimeve ndaj shoqërive demokratike", thanë liderët e BE-së. mb/
#NeverAgain is now.
— EU Council (@EUCouncil) January 27, 2025
Today, we remember the unprecedented horrors of the Holocaust and honour the memory of six million Jews and millions of others who were murdered.
The EU is determined to combat antisemitism and all forms of discrimination.
Today, tomorrow, always.