• петок, 05 декември 2025

Kuvendi: Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë të komunave në katër komuna do të shpallen në përputhje me afatet dhe procedurat e planifikuara

Kuvendi: Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë të komunave në katër komuna do të shpallen në përputhje me afatet dhe procedurat e planifikuara

 Shkup, 14 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi vepron vetëm në bazë të afateve dhe procedurave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor për përcaktimin e datës për zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunës në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë. Prandaj, data e zgjedhjeve do të shpallet brenda afatit ligjor të paraparë dhe publiku do të njoftohet ditëve në vijim, informojnë nga Kabineti i Gashit.

"Procesi i shpalljes së zgjedhjeve nuk udhëhiqet nga preferenca apo propozime individuale, por nga dy parime thelbësore: - respektimi i detyrueshëm i afateve ligjore të Kodit Zgjedhor, përfshirë edhe dispozitat e reja të nenit 132-a, i miratuar në mars të vitit 2024; vlerësimi dhe gatishmëria e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, si institucion kompetent për organizimin dhe zbatimin e procesit zgjedhor", thonë nga Kabineti i Gashit.

 Në këtë kontekst, Kryetari i Kuvendit ka zhvilluar tashmë dy takime pune me përfaqësuesit e KSHZ-së, me të cilët janë shqyrtuar të gjitha aspektet ligjore dhe operative që lidhen me përsëritjen e procesit në këto komuna.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан