• четврток, 04 декември 2025

KSHPK do të shënojë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit

KSHPK do të shënojë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit

 Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot do të shënojë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

 Siç informon=jnë nga KSHPK, ngjarja ka për qëllim ta konfirmojë luftën e vazhdueshme, të vendosur dhe të palëkundur kundër korrupsionit dhe t'i theksojë aktivitetet dhe sfidat kryesore në këtë fushë.

 Në ngjarje fjalime do të mbajnë Adem Çuçuli, kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kristof  Zomer, ambasador i Zvicrës, Ola Sulstrom, ambasador i Suedisë, Ben Nupnau, zëvendësshef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Edvard Anderson, shef i Departamentit për Siguri dhe Mbështetje të Komuniteteve të Misionit të OSBE-së në Shkup, Aleksandar Kërzhalovski, përfaqësues i shoqërisë civile nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

 Ngjarja do të mbahet në Klubin e Deputetëve në Shkup.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан