Zekirija Tairi nga Koalicioni Vlen, deputet në Kuvend në vend të Bekim Sali
- Zekirija Tairi nga VLEN nga njësia zgjedhore 1 është kandidati i ardhshëm për deputet në Kuvend në vend të Bekim Sali, i cili dje u zgjodh ministër për Eurointegrime. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 164-të e shqyrtoi shkresën e e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi se sipas Kushtetutës dhe kodit zgjedhor deputetit Sali i përfundon mandati dhe Kuvendi duhet ta verifikojë mandatin e deputetit të ardhshëm nga lista e VLEN-it.
Kumanovë, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Zekirija Tairi nga VLEN nga njësia zgjedhore 1 është kandidati i ardhshëm për deputet në Kuvend në vend të Bekim Sali, i cili dje u zgjodh ministër për Eurointegrime. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 164-të e shqyrtoi shkresën e e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi se sipas Kushtetutës dhe kodit zgjedhor deputetit Sali i përfundon mandati dhe Kuvendi duhet ta verifikojë mandatin e deputetit të ardhshëm nga lista e VLEN-it.
"Bazuar në këtë shkresë nga kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në përputhje me dispozitat e ligjit zgjedhor, kreu veprimet brenda juridiksionit të tij për të verifikuar mandatin e deputetit të ardhshëm nga e njëjta listë kandidatësh dhe për këtë qëllim, KSHZ-ja përgatiti një projekt-raport me rastin e procedurës së zhvilluar ligjore", tha kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko.
Sipas Kushtetutës dhe dispozitave ligjore është konfirmuar se deputetit Bekim Sali i është ndërprerë mandati dje dhe në vend të tij duhet të jetë deputeti i ardhshëm i koalicionit Vlen, Zekirija Tairi nga njësia zgjedhore 1, dhe se KSHZ për këtë duhet ta informojë. KSHZ-ja e shqyrton raportimin për ndërprerjen e mandatit të deputetit Sali dhe me shkresë e njofton kandidatin e ardhshëm Zekirija Tairi nga paraqitësi i autorizuar - koalicioni Vlen.
"Edhe sipas afatit ligjor në njoftim të veçantë në arkivin e KSHZ-së, kandidati Zekirija Tairi nga lista e kandidatëve për Kuvendin në njësinë zgjedhore 1 nga paraqitësi i autorizuar koalicioni VLEN në afatin ligjor konfirmoi dhe e njoftoi KSHZ-në se e pranon mandatin për deputetët në Kuvend për pjesën tjetër të mandatit", tha Kondarko.
KSHZ e jep vërtetimin të cilin Tairi e pranon dhe do ta dorëzojë në Kuvend i cili do ta vazhdojë procedurën për verifikimin e mandatit.
Kryetari i KSHZ-së, përkujtoi se rregullisht vazhdojnë përgatitjet e mbajtjes së zgjedhjeve të përsëritura lokale për më 11 janar, vitin e ardhshëm në komunat Gostivar, Vrapçishte, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushe. sa/
Foto: MIA