• четврток, 17 октомври 2024

Kryeministri Mickoski për vizitë në Komunën e Bërvenicës

Kryeministri Mickoski për vizitë në Komunën e Bërvenicës

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do ta vizitojë Komunën e Bërvenicës, gjatë së cilës do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të rrugës 1 me degëzimet 1,2,3 dhe 4 në fshatin Radiovcë.

Projekti është financuar nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Transportit, në vlerë prej 11.685.536 denarë, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Sipas agjendës, Mickoski do të inspektojë rindërtimin e SHFK "Kosta Racin" në fshatin e Bërvenicës. Projekti është në vlerë prej 20.298.797 denarë, i financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe përfshin ndërrimin e kulmit, fasadës, dyerve të brendshme, dyshemeve, mureve dhe tavaneve.

Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të rrugës "Dubrava" me degëzimet 1, 2 dhe 3 në fshatin Bërvenicë, Komuna e Bërvenicës. Projekti është me vlerë 7.715.274 denarë, i financuar nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Transportit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан