KRRE: Maqedonia e Veriut, së bashku me Serbinë dhe Moldavinë, shënojnë momentumin më të madh të reformave, regjistron Komuniteti Energjetik për punën e bërë në vitin 2025
- - Maqedonia e Veriut, së bashku me Serbinë dhe Moldavinë shënojnë momentumin më të madh të reformave - ka shënuar Komuniteti Energjetik për punën në vitin 2025 në aspekt të energjetikës. Në Raportin më të ri Vjetor të Komunitetit Energjetik, ku mbikëqyret zbatimi i reformave te vendet anëtare theksohet se „Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë dëshmuar se mund të arrihet zbatim efikas i legjislacionit të Bashkimit Evropian për integrimin e tregjeve të energjisë elektrike, si dhe punë koordinuese dhe menaxhim me sistemet në drejtim të mundësimit të furnizimit të sigurt dhe këtë gjë e mbështet përparimi i tyre i dukshëm në reformat e tregut të energjisë elektrike", njoftuan sot nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE).
Shkup, 14 dhjetor 2025 (MIA) - Maqedonia e Veriut, së bashku me Serbinë dhe Moldavinë shënojnë momentumin më të madh të reformave - ka shënuar Komuniteti Energjetik për punën në vitin 2025 në aspekt të energjetikës. Në Raportin më të ri Vjetor të Komunitetit Energjetik, ku mbikëqyret zbatimi i reformave te vendet anëtare theksohet se „Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë dëshmuar se mund të arrihet zbatim efikas i legjislacionit të Bashkimit Evropian për integrimin e tregjeve të energjisë elektrike, si dhe punë koordinuese dhe menaxhim me sistemet në drejtim të mundësimit të furnizimit të sigurt dhe këtë gjë e mbështet përparimi i tyre i dukshëm në reformat e tregut të energjisë elektrike", njoftuan sot nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE).
Në pjesën e dedikuar për KRRE, nga Vjena e potencojnë proaktivitetin e rregullatorit për zbatimin e Ligjit të Energjetikës dhe mbikëqyrjen e harmonizimit me ndarjen.
"Në raport shënohet edhe zbatimi i autorizimeve të përcaktuara ligjore në aspektin e monitorimit të ndarjes dhe veprimet rregullatore përmes miratimit të tarifave të transmetimit dhe të shpërndarjes, planet vjetore të mirëmbajtjes për MEPSO-n, OST-në dhe kompanitë e shpërndarjes, si dhe përmes miratimit të Planit Zhvillimor për periudhën pesë vjeçare për OSSH-në. Rregullat e rrjetit të shpërndarjes së gazit janë miratuar", sqarojnë nga KRRE.
Një pjesë e veçantë e Raportit Vjetor, thonë, i është dedikuar për legjislacionin dhe rregullat, të cilat nënkuptojnë përforcimin e rezistencës dhe menaxhimin me rreziqet kibernetike.
"Rregullat e Sigurisë Kibernetike janë miratuar nga KRRE-ja dhe zbatohen që nga qershori i vitit 2023. KRRE-ja ka miratuar investime për ndërmarrjet, që të nisë zbatimi i standardit ISO 27001,“ qëndron në raport ku është regjistruar edhe formimi i Këshillit Nacional të Transformimit Digjital, si dhe miratimi i Ligjit të Sigurisë së Sistemeve të Rrjetit dhe atyre të Informacionit.
Komuniteti Energjetik vlerëson se zbatimi praktik i rregullave të rrjetit, ndarja transparente e kapaciteteve dhe transponimi i kornizave të reja rregullatore - janë sfidat më të mëdha për vendet anëtare të Komunitetit Energjetik por edhe për Bashkimin Evropian në përgjithësi. Por, zbatimi i rregullave të rrjetit në tërë territorin e BE-së deri në gusht të vitit 2026 pritet të jetë stimul i fuqishëm për integrimin e tregjeve rajonale. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s