• понеделник, 15 декември 2025

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata

Shkup, 13 dhjetor 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim i kujdesshëm i automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

LAMM përkujton se nga data 15.11.2025 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026. 

Aksi rrugor Ohër-Resnjë që kalon nëpër Parkun Kombëtar të Galiçicës deri më 31.03.2026 do të jetë i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve. fc/

Foto: MIA

Остани поврзан