KB2026: Fond rekord shpërblyes prej 655 milionë dollarë
- – Gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë milionë dollarë rekorde do të jetë vlera e fondit shpërblyes për Kampionatin Botëror 2026, që është rritje prej 50 për qind në krahasim me Kampionatin paraprak 2022 në Katar, njoftoi sot pasdite Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA).
Cyrih, 17 dhjetor 2025 (MIA) – Gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë milionë dollarë rekorde do të jetë vlera e fondit shpërblyes për Kampionatin Botëror 2026, që është rritje prej 50 për qind në krahasim me Kampionatin paraprak 2022 në Katar, njoftoi sot pasdite Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA).
Çdo përfaqësuese që do të kualifikohet për Kampionatin Botëror do të fitojë edhe 1,5 milionë dollarë për shpenzime për përgatitje, që nënkupton se FIFA do tu paguajë gjithsej 727 milionë dollarë pjesëmarrësve në Kampionatin Botëror i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Kampioni botëror do të mbledhë 50 milionë dollarë, ndërsa nënkampioni 33 milionë dollarë.
Përfaqësuesja e kualifikuar e treta do të fitojë 29 milionë dollarë, ndërsa përfaqësuesja e kualifikuar e katërta 27 milionë dollarë.
Përfaqësueset nga vendi i pestë deri në vendin e tetë do të fitojnë 19 milionë dollarë, përderisa nga vendi i nëntë deri në vendin e 16-të do të fitojnë 15 milionë dollarë.
Fondi shpërblyes për kualifikim nga vendi 17 deri në vendin e 32-të do të jetë 11 milionë dollarë, ndërsa për kualifikim nga vendi 33 deri në vendin 48 nëntë milionë dollarë.
Kryetari i FIFA-s, Xhani Infantino, deklaroi se Kampionati Botëror në vitin 2026 do të jetë kthesë në lidhje me kontributet financiare drejt bashkësisë globale të futbollit. fc/
Foto: EPA