• петок, 21 март 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Katër të lënduar në tragjedinë në Koçan janë dërguar në kurim në Belgjikë

Katër të lënduar në tragjedinë në Koçan janë dërguar në kurim në Belgjikë

Bruksel, 19 mars 2025 (MIA) - Katër të lënduar nga zjarri në klubin e natës në Koçan, mbrëmë janë dërguar për kurim në Belgjikë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Siç informoi Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Belgjikë, të lënduarit janë vendosur në spitale të ndryshme në qytetet Bruksel, Anvers, Liezh dhe Sharloa.

Të lënduarit janë dërguar në Belgjikë me aeroplan special të Forcave të armatosura të Rumanisë, me të cilin në të njëjtën kohë në kurim në Holandë janë dërguar edhe katër persona tjerë të lënduar nga zjarri.

"Antonija, Maja, Petar dhe Dragoljub arritën në Belgjikë. Falënderim Qeverisë belge, posaçërisht MPJ-së së tyre, për ndihmën e deritanishme, si dhe deri te Rumania dhe Bashkimi Evropian, të cilët e kanë organizuar fluturimin e posaçëm nga Shkupi deri në Bruksel. Nesër është ditë e re, shpresë e re për bashkëqytetarët tanë të rinj, u dëshiroj rikuperim të shpejtë dhe shëndet", tha ambasadori i vendit tonë në Belgjikë, Metodija Belevski.

Në të njëjtën kohë, një numër i madh i shtetasve të Maqedonisë së Veriut që jetojnë në Belgjikë, ofruan strehim dhe transport falas për familjarët e të lënduarve, ndërsa Ambasada siguroi edhe përkthyes, të cilët do t'i ndihmojnë të lënduarit dhe të afërmit e tyre për përkthim në komunikimin me personelin mjekësor. bsh/

Foto: FB

Остани поврзан