• петок, 21 март 2025

MSH: Ndjekim nevojat e popullsisë lokale në Koçan, në terren janë ekipet mjekësore të forcuara

MSH: Ndjekim nevojat e popullsisë lokale në Koçan, në terren janë ekipet mjekësore të forcuara

Shkup, 20 mars 2025 (MIA) -  Ministria e Shëndetësisë kumtori se është në komunikim të vazhdueshëm me spitalin e Koçanit dhe vë në dispozicion të gjitha burimet e mundshme sipas nevojave të popullsisë lokale.

Siç theksohet në kumtesë, ekipet mjekësore janë përforcuar veçanërisht sot, gjatë ceremonisë së varrimit. Në bashkëpunim me Klinikën e Psikiatrisë, janë dërguar specialistë psikiatër për të mbështetur qytetarët në këto momente të vështira. 

"Në bashkëpunim me institucionet shëndetësore dhe Kryqin e Kuq, është organizuar dhe forcuar prania e ekipeve mjekësore, të cilat janë të disponueshme gjatë gjithë ditës së sotme.  Ministria e Shëndetësisë mbetet në komunikim me të gjitha palët e përfshira, ndjek vazhdimisht nevojat e popullsisë lokale dhe reagon në mënyrë të përshtatshme ndaj kërkesave të qytetarëve", thonë nga MSH-ja. 

Gjithashtu, nga Ministria apelojnë për informim të kujdesshëm dhe etik në këto momente zie, me empati, humanizëm dhe solidaritet.

Ata apelon që informacionet të verifikohen nga  tek institucionet kompetente, “pasi informimi i pasaktë mund të shkaktojë shqetësime të mëtejshme. ”.

"Ministria e Shëndetësisë edhe një herë shpreh mirënjohje ndaj të gjithë individëve dhe subjekteve, si dhe punonjësve shëndetësorë nga vendi dhe jashtë, të cilët po japin maksimumin e tyre për të përballuar këtë sfidë", thonë nga Ministria e Shëndetësisë. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан