• петок, 21 март 2025

Kryqi i Kuq: Deri më tani janë siguruar 42.7 milionë denarë për mbështetje të të pësuarve në zjarrin në Koçan

Kryqi i Kuq: Deri më tani janë siguruar 42.7 milionë denarë për mbështetje të të pësuarve në zjarrin në Koçan

Shkup, 20 korrik 2025 (MIA) - Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se deri më tani janë siguruar gjithsej 42.7 milionë denarë, ndihmë humanitare për viktimat e zjarrit në Koçan dhe familjet e tyre dhe se po vazhdojnë me të gjitha mekanizmat për grumbullimin e ndihmave humanitare.

"Deri më tani janë siguruar gjithsej: 42.739.931,00 denarë. Mjetet janë të dedikuara ekskluzivisht për përkrahjen e viktimave nga zjarri në Koçan. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të vazhdojmë të tregojmë humanizmin dhe solidaritetin tonë në ofrimin e ndihmës për familjet e prekura", theksojnë nga Kryqi i Kuq.

Ndihma mund të jepet përmes:

- Llogaria e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV: 300000001327966, numër tatimor: 4030984271620 SHA Komercijalna Banka me emërtim: ndihmë për qytetarët e goditur nga zjarri në Koçan.

- Donacione duke telefonuar në numrat e telefonit të Telekomi i Maqedonisë, A1 Maqedoni, MTel 143 400 (donacion prej 100 denarë nga telefonata).

- Donacionet online në: https://solidarnost.ckrm.org.mk/online-donacija/

- Për donacion të mjeteve me valutë të huaj

NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF NORTH MACEDONIA

BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, NORTH   MACEDONIA

BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11

SWIFT CODE: KOBSMK2X

IBAN CODE: MK07300701000001228. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан