• сабота, 04 мај 2024

Ji drejtuar Blinkenit: Raporti SHBA-Kinë po përballet me çfarëdo lloj çrregullimesh të cilat mund të çojnë madje edhe deri në konflikt

Ji drejtuar Blinkenit: Raporti SHBA-Kinë po përballet me çfarëdo lloj çrregullimesh të cilat mund të çojnë madje edhe deri në konflikt

Pekin, 26 prill 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken në Pekin u takua me ministrin kinez të Punëve të Jashtme, Vang Ji për të biseduar për një sërë çështjesh të ndërlikuara, përfshirë edhe thellimin e tensioneve rreth mbështetjes së Kinës për invazionin rus në Ukrainë.

Takimi ka zgjatur disa orë prapa dyerve të mbyllura.

Në fillim të takimit Vang i ka thënë Blinkenit se "anija e madhe" në raportet kinezo-amerikane është stabilizuar, "por faktorët negativ në raport vazhdojnë të rriten".

"Ndërsa raporti përballet me çfarëdo lloj çrregullimesh të cilat mund të çojnë drejt rivalitetit, e madje edhe konfliktit, TË drejtat zhvillimore legjitime kineze janë shtypur në mënyrë të pamatur dhe interesat tona kyçe po përballen me sfida", theksoi ai.

"A duhet të dyja palët tona ta kryesojnë bashkëpunimin ndërkombëtar për çështjet globale dhe të arrijnë mirëqenie për të gjithë ose të zbresin në rivalitet dhe konfrontim apo madje edhe në konflikt, që do të ishte humbje për të gjithë? Komuniteti ndërklombëtar e pret përgjigjen tonë", theksoi Vang.

Blinken u përgjigj se nevojitet "diplomaci aktive" në mënyrë që të vazhdohet përpara me agjendën që e vendosën presidenti Xho Bajden dhe presidenti Si Xhinping kur u takuan në San Francisko në nëntor.

"Në vlerësimin tonë, nuk ekziston zëvendësim për diplomacinë sy më sy", tha Blinken, duke shtuar se dëshiron të bindet se "ato janë sa më të qarta në sferat ku ka dallime, së paku për t'u evituar mospajtimet, në mënyrë që të evitohen vlerësimet e gabuara".

Blinken sot me siguri do të takohet me presidentin kinez Si Xhinping para se të kthehet në Uashington në orët e mbrëmjes, edhe pse asnjëra nga palët akoma nuk e ka konfirmuar takimin. Ai u takua edhe me ministrin kinez për sigurinë publike, Vang Ksijaohong. Blinken dje arriti në Pekin nga Shangai, ku i bëri thirrje Kinës të sigurojë kushte të barabarta për kompanitë amerikane. ab/

Foto: ЕPА arkivi

Остани поврзан