• недела, 12 мај 2024

Rusia lëshon fletëarrest për Zelenskin

Rusia lëshon fletëarrest për Zelenskin

Moskë, 4 maj 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë sot njoftoi se ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

Në bazën e të dhënave në ueb faqen e ministrisë thuhet se Zelenski kërkohet në lidhje me një nen të Kodit penal të Federatës ruse, por nuk precizohet se sipas cilit nen.

Fotografia e Zelenskit dhe të dhënat e tij janë publikuar në ueb faqe, por nuk janë dhënë më shumë detaje. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан