• недела, 05 мај 2024

Izraeli është i gatshëm të pranojë lirimin e së paku 40 pengjeve, shkruajnë mediumet izraelite

Izraeli është i gatshëm të pranojë lirimin e së paku 40 pengjeve, shkruajnë mediumet izraelite

Tel-Aviv, 26 prill 2024 (MIA) - Izraeli është i gatshëm ta zbusë kërkesën e vet që Hamasi të lirojë 40 pengje në këmbim të ndërprerjes së përkohshme të zharrit në Rripin e Gazës, pasi që grupi militant palestinez e refuzoi ofertën e përgatitur nga negociuesit Katari-Egjipti dhe SHBA-ja, shkruan Tajms of Izrael duke iu referuar portaleve izraelite.

Kabineti ushtarak izraelit tani është i gatshëm të prnaojë lirimin e vetëm 20 pengjeve në fazën e parë të marrëveshjes nën kushtin të lirohen gra, burra mbi 50 vjeç dhe të sëmurë rëndë, ndërsa kabineti dje e autorizoi ekipin negociues izraelit të bisedojë për qasje më fleksibile me delegacionin egjiptian, i cili sot në Tel-Aviv do të ketë bisedime shtesë, kumtoi faqja izraelite e internetit Inet.

Një funksionar anonim izraelit i ranguar lartë, më vonë për faqen deklaroi se Izraeli në të vërtetë dakordohet me lirimin e 33 pengjeve, ndërsa faqja thekson se Hamasi ka insistuar që numri i pengjeve të liruara të jetë përafërsisht 20.

Propozimi paraprak përfshinte lirimin e 40 pengjeve në kategoritë e cekura, por Hamasi kumtoi se nuk ka aq gra, burra mbi 50 vjeç dhe të sëmurë rëndë të cilët ende janë gjallë.

Ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja u dhanë palëve në konflikt, Izraelit dhe Hamasit, propozim të ri për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës, që duhet të zbatohet në tre faza. Faza e parë përfshin lirimin e 40 pengjeve izraelite të cilët i mban Hamasi në Rripin e Gazës në këmbim të lirimit të 900 palestinezëve nga burgjet izraelite, mes të cilëve edhe 100 me dënim me burg të përjetshëm. Së dyti, kthimi i palestinezëve të zhvendosur në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe së treti, hyrje ditore në enklavë të 500 kamionëve me ndihmën humanitare. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан