Irani mohon se e ka sulmuar Azerbajxhanin
- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Kazem Garibabadi, mohoi se Irani e ka sulmuar Azerbajxhanin, i cili më parë njoftoi se dy dronë iranianë goditën enklavën e tij autonome Nahçivan, përfshirë edhe ndërtesën e aeroportit.
Teheran, 5 mars 2026 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Kazem Garibabadi, mohoi se Irani e ka sulmuar Azerbajxhanin, i cili më parë njoftoi se dy dronë iranianë goditën enklavën e tij autonome Nahçivan, përfshirë edhe ndërtesën e aeroportit.
"Republika Islamike e Iranit nuk e ka sulmuar Republikën e Azerbajxhanit. Ne nuk sulmojmë vendet fqinje. Politika e Iranit është vetëm të godasë bazat ushtarake të armiqve të tij që janë aktivë në rajon dhe përdoren për të sulmuar Iranin, duke përfshirë ato të SHBA-së dhe Izraelit", tha Garibabadi në një koment të publikuar nga një agjenci iraniane e lajmeve. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s