Njeriu i parë i kompanisë së naftës "Shell": Evropa mund të mbetet pa karburant për disa ditë
- Evropa nga muaji i ardhshëm mund të përballet me mungesë karburanti nëse thellohet kriza në Lindjen e Mesme, paralajmëroi drejtori ekzekutiv i kompanisë së naftës "Shell", Vael Savan.
Londër, 25 mars 2026 (MIA) - Evropa nga muaji i ardhshëm mund të përballet me mungesë karburanti nëse thellohet kriza në Lindjen e Mesme, paralajmëroi drejtori ekzekutiv i kompanisë së naftës "Shell", Vael Savan.
Ai tha se mungesa globale e naftës dhe gazit ka detyruar disa pjesë të Azisë ta ulin konsumin e energjensave dhe se ekziston rrezik që një skenar i tillë në afat prej disa ditësh të përhapet në Perëndim.
Prandaj, qeveritë evropiane mund të detyrohen ta kufizojnë kërkesën e energjensave për ta parandaluar mungesën, masën që nuk është ndërmarrë nga kriza energjetike në vitin 2022, shkruan "Telegraf"-i londinez.
Lufta në Lindjen e Mesme hyri në javën e katërt, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare për Energji u bëri thirrje shteteve ta ulin konsumin e naftës dhe gazit, përmes punës nga distanca, ulja e kufizimeve të shpejtësisë në rrugë dhe përdorimi më i madh i transportit publik.
Duke folur në një konferencë në Hjuston, Savan tha se qeveritë evropiane së shpejti mund të përfshihen në hapa të tillë. "Pasojat po përhapen si valë", tha ai.
Tregjet janë përfshirë nga paniku, pasi çmimet e naftës dhe gazit në katër javët e fundit janë rritur për 40, përkatësisht 60 për qind. Në Azi kjo inicioi hetim përmes furnizuesve alternativ. Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut konkurrojnë me Evropën për dërgesat nga SHBA.
Analisti Eshli Kelti nga kompania "Penmjur Liberum" sqaron se një pjesë e madhe e dërgesave amerikane rikahëzohen drejt Azisë sepse atje paguhet çmim më i lartë.
Burime të industrisë energjetike paralajmërojnë se mungesa e karburantit është "skenari më i keq, por pak i besueshëm", që mund të realizohet vetëm nëse lufta mes SHBA-së, Iztaelit dhe Iranit vazhdon deri në verë. sa/
foto/MIA arkivi