Rusia dhe Ukraina sulmojnë objekte energjetike të njëra-tjetrës, qindra mijëra konsumatorë mbetën pa energji elektrike
- Pothuajse gjysmë milionë njerëz mbetën pa energji elektrike në rajonin rus të Bellgorodit pasi në sulmet ukrainase u qëllua infrastruktura energjetike, ndërsa mijëra amvisëri mbetën pa energji elektrike në pjesën veriore të Ukrainës për shkak të sulmeve ruse ndaj kapaciteteve energjetike ukrainase.
Moskë/Kiev, 25 mars 2026 (MIA) - Pothuajse gjysmë milionë njerëz mbetën pa energji elektrike në rajonin rus të Bellgorodit pasi në sulmet ukrainase u qëllua infrastruktura energjetike, ndërsa mijëra amvisëri mbetën pa energji elektrike në pjesën veriore të Ukrainës për shkak të sulmeve ruse ndaj kapaciteteve energjetike ukrainase.
Guvernatori i rajonit të Bellgorodit, Vjaçesllav Gladkov, tha se me ndërprerjet në elektrofurnizim janë prekur rreth 450 mijë qytetarë në disa qarqe, duke përfshirë edhe kryeqytetin rajonal Bellgorod, ndërsa shumë objekte po përballen edhe me ndërprerje të ngrohjes qendrore dhe furnizimit me ujë.
Gladkov shtoi se në vijim po punohet për tejkalimin e gjendjeve dhe rregullimin e rrjetit elektroenergjetik, por që për përfundimin e aktiviteteve do të nevojiten disa ditë.
Bellgorod, i cili gjendet rreth 40 km nga kufiri me Ukrainën, shpesh herë është objektiv i sulmeve ukrainase me dronë dhe raketa.
Mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike në veri të Ukrainës. Sulmet ruse dëmtuan termocentralet në rajonin verior të Ukrainës, Çernigov, duke lënë gati 212,000 konsumatorë pa energji elektrike, njoftoi sot Kompania Rajonale e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike e Ukrainës.
Gati 150,000 konsumatorë në qytetin Çernigov dhe rajonin përreth mbetën pa energji elektrike pasi një sulm rus dëmtoi një objekt elektrik. Më vonë u raportua se mbi 62 mijë konsumatorë mbetën pa energji elektrike në tre qarqe të tjera të rajonit pas një sulmi ndaj një objekti elektrik në rrethin Nizhinski.
Përkohësisht pa energji elektrike mbetën edhe pothuajse 21 mijë banorë në qytetin Sllavutiç, që gjendet në rajonin fqinj të Kievit, pas sulmeve ruse të kryera në mëngjes. Autoritetet rajonale theksojnë se infrastruktura elektroenergjetike kyçe është transferuare në burime rezervë të mbushjes. sa/
foto/ MIA arkivi