Irani e paralajmëron SHBA-në të mos ndërmarrë pushtim tokësor
- Teherani sot e paralajmëroi SHBA-në të mos sistemojnë trupa tokësor në Iran, pasi në raportet e sigurisë theksohet se Uashingtoni po transferon gjithnjë e më shumë forca në rajonin e Gjirit, lajmëroi DPA.
Teheran, 25 mars 2026 (MIA) - Teherani sot e paralajmëroi SHBA-në të mos sistemojnë trupa tokësor në Iran, pasi në raportet e sigurisë theksohet se Uashingtoni po transferon gjithnjë e më shumë forca në rajonin e Gjirit, lajmëroi DPA.
"Me kujdes i ndjekim lëvizjet e SHBA-së në rajon, veçanërisht sistemimin e trupave", shënoi kryetari i Parlamentit Mohamed Bager Galibaf në Iks.
"Mos e testoni vendosmërinë tonë për ta mbrojtur vendin tonë", tha Galibaf, i cili është ish gjeneral.
Komentet e zyrtarëve iranian vijnë pasi mediat publikuan se Qeveria amerikane ka urdhëruar sistemimin e mijëra ushtarëve nga divizioni i aviacionit në Lindjen e Mesme. Po përhapen zëra për pushtim të mundshëm të ishullit iranian Harg, terminali më i rëndësishëm eksportues për naftën iraniane në Gjirin, transmeton DPA. sa/
Foto: MIA arkivi