Shtajner propozon që Izraeli të blejë 40 ishuj grek për t'i evakuuar izraelitët në rast lufte
- Një politikan izraelit nga partia Kaltër dhe Bardhë, Avri Shtajner propozoi që Izraeli të blejë 40 ishuj grek të pabanuar në Detin Egje, për t'i shfrytëzuar si strehimore për qytetarët izraelit në rast lufte, publikoi gazeta izraelite "Maariv".
Jerusalem, 25 mars 2026 (MIA) - Një politikan izraelit nga partia Kaltër dhe Bardhë, Avri Shtajner propozoi që Izraeli të blejë 40 ishuj grek të pabanuar në Detin Egje, për t'i shfrytëzuar si strehimore për qytetarët izraelit në rast lufte, publikoi gazeta izraelite "Maariv".
Shtajner blerjen e ishujve grek të pabanuar e vlerësoi si Kupola e dytë e hekurt, për shkak të rrezikut nga raketat iraniane të cilat mund të godasin objektiva në Izrael.
"Nuk duhet të jenë thjeshtë ishuj, për muaj ideja është të blihet një tokë e pabanuar për të krijuar edhe një Kupolë të hekurt", theksoi Shtajner.
Ai e prezantoi propozimin në takimin e bordit të drejtorëve të Himnutas, pjesë e Fondit kombëtar hebraik të formuar në vitin 1967 për blerjen e tokës palestineze në Bregun e pushtuar perëndimor.
Sipas Shtajner, madje do të ishte e mundur të krijohet kornizë dakorduese me qeverinë greke që të transferohet sovraniteti mbi ishujt izraelit në një fazë të mëvonshme.
Gazeta izraelite "Haarec" idenë e Shtajnerit e vlerësoi si "mbirealiste" dhe se është refuzuar nga shumica e anëtarëve të bordit të Himnutës, duke pohuar se Fondi kombëtar hebraik nuk ka mandat të blejë tokë jashtë Izraelit.
Fondi shtetëror grek për menaxhim me prona në vitin 1012 ka identifikuar 40 ishuj të pabanuar, të cilat mund të jepen me qira deri në 50 vjet me qëllim që të ulet borxhi kombëtar i Greqisë. sa/
foto: Uikipedia