• вторник, 14 април 2026

Dronë nga Rusia dhe Bjellorusia hynë në hapësirën ajrore të Estonisë dhe Letonisë

Dronë nga Rusia dhe Bjellorusia hynë në hapësirën ajrore të Estonisë dhe Letonisë

Talin, 26 mars 2026 (MIA) - Një fluturake pa pilot sot në mëngjes hyri në hapësirën ajrore të Estonisë nga drejtimi i Rusisë dhe goditi oxhakun e një elektrocentrali lokal, kumtoi Shërbimi për siguri të brendshme të vendit.

Autoritetet estoneze informuan se nuk ka persona të lënduar, as nuk është shkaktuar dëm matzerial ndaj objektit të elektrocentralit.

Njëkohësisht, autoritetet lokale në Letoninë paraqitën se dy dronë hynë në hapësirën e tyre ajrore, njëri nga Rusia ndërsa tjetri nga Bjellorusia.

Tani për tani nuk ka informata të sakta për prejardhjen e fluturakeve pa pilot, por mediume perëndimore theksojnë se incidentet koincidojnë me sulmin ukrainas me dronë ndaj portit baltik rus Ust Lluga. Ky port, ku shpërtheu zjarr, është qendër kyçe për eksporttë naftës dhe ndodhet 25 kilometra lurg kufirit estonez. ab/

foto: arkivi

Остани поврзан