• четврток, 04 декември 2025

Het-trik i Nejmarit në fitoren si mysafirë në Santos ndaj Huventudit

Het-trik i Nejmarit në fitoren si mysafirë në Santos ndaj Huventudit

Kaksias do Sul, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Santos mbrëmë e fitoi Huventudin me 3:0 në xhiron e 37-të të Kampionatit brazilian. Ndeshja u luajt në stadiumin "Alfredo Xhakoni" në Kaksias do Sul.

Tre golat për ekipin mysafir i shënoi Nejmari: në minutat 56, 65 dhe 73.

Braziliani 33-vjeçar tani ka 11 gola dhe katër asistime në 27 ndeshje këtë sezon në të gjitha kampionatet.

Nga fundi i nëntorit, u kumtua se Nejmar do të mungojë në pjesën e mbetur të vitit 2025 për shkak të problemeve me gjurin. Lojtari u lëndua nga fundi i remit 1:1 me Mirasolin dhe mungoi në një ndeshje më pas. Megjithatë, ai më pas shënoi gol në fitoren prej 3:0 ndaj Sport Resife dhe sqaroi se ka vendosur të luajë për ta ndihmuar ekipin ta ruajë vendin e vet në Ligln e parë braziliane.

Santos me 44 pikë u ngrit në vendin e 14-të në tabelë. Huventud është në vendin e 19-të me 34 pikë. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан