Hapen shkollat në Los Angjelos edhe përkundër zjarreve të cilat ende janë aktive
- Pothuajse të gjitha shkollat shtetërore në Los-Angjelos sërish do të hapen sot, edhe pse zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me disa zjarre pyjore në të cilat jetën e humbën së paku 24 persona dhe shkatërruan mbi 12.000 objekte në qytet.
Los-Angjelos, 13 janar 2025 (MIA) - Pothuajse të gjitha shkollat shtetërore në Los-Angjelos sërish do të hapen sot, edhe pse zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me disa zjarre pyjore në të cilat jetën e humbën së paku 24 persona dhe shkatërruan mbi 12.000 objekte në qytet.
Autoritetet arsimore në Los Angjelos kumtuan se vetëm shtatë prej 1.302 shkollave do të mbeten të mbyllura.
Katër prej tyre janë shkatërruar në afërsi të lagjes Pasifik Palisades në pjesën veriperëndimroe të Los-Angjelosit, ndërsa edhe tre janë në zonën e evakuimit, transmetoi DPA.
"Kushtet janë përmirësuar për shumicën e rajoneve nëpër rajonin e Los Angjelosit dhe jemi të bindur se situata është e sigurt që studentët dhe të punësuarit të kthehen në kampuse", thuhet në kumtesën e Qarkut të unifikuar shkollor në Los Angjelos.
Vendimi është sjellë në bazë të mbajtjes së zjarrit, cilësisë së ajrit, kushteve të erës dhe hapjes së rrugëve.
Universiteti shtetëror në Los Angjelos, nga ana tjetër, kaloi në orë onlajn.
Zjarrfikësit në Los Angjelos po bëhen gati për erëra të ripërtërira në ditët në vijim, të cilat plotësisht do ta përkeqësojnë një prej katastrofave më të këqija natyrore në historinë ameirkane. ab/
fotо: МIА arkivi