Hamasi kërkon evakuimin e luftëtarëve të tyre nga tunelet
- Hamasi sot kërkoi nga vendet ndërmjetëse të ushtrojnë presion ndaj Izraelit për të lejuar dhjetëra anëtarë të lëvizjes palestineze të largohen nga tunelet në Rripin e Gazës.
Gazë, 27 nëntor 2025 (MIA) - Hamasi sot kërkoi nga vendet ndërmjetëse të ushtrojnë presion ndaj Izraelit për të lejuar dhjetëra anëtarë të lëvizjes palestineze të largohen nga tunelet në Rripin e Gazës.
Hamasi me apelin për herë të parë pranon publikisht se ka luftëtarë të kapur në tunelet e enklavës palestineze.
"E konsiderojmë (Izraelin) përgjegjës tërësisht për jetët e luftëtarëve tanë dhe i bëjmë thirrje ndërmjetësve të veprojnë menjëherë për të ushtruar presion dhe për t'i mundësuar djemve tanë të kthehen në shtëpi", thuhet në deklaratën e Hamasit.
Armata izraelite javën e kaluar njoftoi se ka vrarë më shumë se 20 anëtarë të Hamasit "të cilët përpiqeshin të largoheshin nga infrastruktura nëntokësore terroriste në zonë" dhe arrestoi tetë prej tyre.
Sipas mediave izraelite prej 100 deri 200 anëtarë të Hamasit janë kapur në rrjetin e tunelit nën qytetin Rafa, në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Izraeli. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s