Hamasi: Jemi të gatshëm si gjithmonë për negociata serioze për t'i dhënë fund luftës në Gazë
- Hamasi është i gatshëm për negociata konkrete me qëllim për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe pala palestineze i është qasur seriozisht të gjitha propozimeve që do të çonin në përfundimin e konfliktit, deklaroi dje Mahmud Mardavi, një përfaqësues zyrtar i grupit.

Gazë, 28 mars 2025 (MIA) - Hamasi është i gatshëm për negociata konkrete me qëllim për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe pala palestineze i është qasur seriozisht të gjitha propozimeve që do të çonin në përfundimin e konfliktit, deklaroi dje Mahmud Mardavi, një përfaqësues zyrtar i grupit.
“Izraeli është tërhequr nga marrëveshja, ka thyer premtimet e saj ndaj ndërmjetësve dhe ka vazhduar fushatën e vrasjeve dhe përshkallëzimit”, tha ai.
Mardavi ka thënë se veprimet e Izraelit paraqesin test për komunitetin global, transmeton Anadollu.
"Ose komuniteti ndërkombëtar mbështet ligjin dhe drejtësinë ndërkombëtare, ose vazhdon me standarde të dyfishta të cilat kërcënojnë jo vetëm Palestinën, por edhe mbarë rajonin," tha përfaqësuesi.
Njëherësh, mediat shtetërore egjiptiane raportojnë se një delegacion i sigurisë ka udhëtuar në Katar për të vazhduar negociatat për lirimin e të burgosurve dhe pengjeve.
Foto: EPA