Haland: Po përpiqem ta ndihmoj ekipin të fitojë, ky është qëllimi im
- Futbollisti i Mançester Sitit, Erling Haland ka komentuar fitoren 3-1 ndaj Bornmuthit në terrenin nikoqir në raundin e 10-të të Premier ligës angleze.
Mançester, 3 nëntor 2025 (MIA) – Futbollisti i Mançester Sitit, Erling Haland ka komentuar fitoren 3-1 ndaj Bornmuthit në terrenin nikoqir në raundin e 10-të të Premier ligës angleze.
Norvegjezi 25-vjeçar në këtë ndeshje shënoi dy gola.
"Mundohem ta ndihmoj ekipin të fitojë, ky është qëllimi im. Shënimi nuk është aq i rëndësishëm, gjëja kryesore është të fitojmë. Të gjithë të jenë të lumtur, kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë", deklaroi Halandi pas ndeshjes.
Në sezonin 2025/26, Halandi shënoi 17 gola dhe bëri një asist në 13 ndeshje.
Në listën e golashënuesve në Premier ligën angleze, Halandi është lider me 13 gola.
Foto: EPA