• петок, 05 декември 2025

Guardiola: Siti krijoi më shumë shanse se Baeri, por kot

Guardiola: Siti krijoi më shumë shanse se Baeri, por kot

Mançester, 26 nëntor 2025 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Josep Guardiola, e ka komentuar disfatën prej 2:0 nga Baer Leverkuzen mbrëmë si vendas në xhiron e 5-të të Ligës së Kampionëve. 

"Nuk ishte ndeshje siç e prisnim. Ndoshta duhet të marr një pjesë të përgjegjësisë. Por, megjithatë mendoj se lojtarët të cilët e kanë filluar ndeshjen janë lojtarë të shkëlqyer. Por, na ka munguar diçka që është thelbësore për të luajtur në këtë nivel - realizimi. Kemi pasur momente të mira. Do të thoja se krijuam më shumë shanse se ata. Por, ato ishin më shumë si gjysmëshanse. Në fund u tregua se kjo nuk mjaftonte", deklaroi Guardiola.

Baer Leverkuzen me tetë pikë renditet në vendin e 13-të të tabelës në ligë. Mançester Siti ra në vendin e gjashtë me 10 pikë. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан