Guardiola i lavdëroi lojtarët e Mançester Sitit për paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme kundër Liverpullit
- Trajneri i Mançester Sitit, Zhoze Guardiola e lavdëroi paraqitjen e ekipit të tij në ndeshjen kundër Liverpullit në xhiron e 11-të të Premier Ligës.
Mançester, 10 nëntor 2025 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Zhoze Guardiola e lavdëroi paraqitjen e ekipit të tij në ndeshjen kundër Liverpullit në xhiron e 11-të të Premier Ligës.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 3:0 për "Qytetarët". Erling Haland, Niko dhe Zheremni Doku i shënuan golat për Mançester Sitin.
"Pjesë e parë shumë e mirë, por kundërshtari e përforcoi intensitetin në pjesën e dytë. Pak harruam lojën tonë, posaçërisht në pesë deri dhjetë minutat e para pas pushimit. Filluam ta humbim topin, ndërsa ata kishin disa mundësi. Në përgjithësi lojtarët tanë ishin të shkëlqyeshëm, treguan ritëm të mirë me topin dhe nivel të lartë në organiizimin e mbrojtjes", tha Guardiola për Bi-Bi-Si-në.
Ndeshjen e ardhshme ekipi nga "Etihad" e luan më 22 nëntor kundër Njukasëll. bsh/
Foto: EPA