• петок, 05 декември 2025

Geje lojtari i tretë në Premier Ligë, i cili u përjashtua për shkak të incidentit me bashkëlojtar

Geje lojtari i tretë në Premier Ligë, i cili u përjashtua për shkak të incidentit me bashkëlojtar

Londër, 25 nëntor 2025 (MIA) - Futbollisti i Evertonit, Idrisa Geje u bë lojtari i tretë i Premier Ligës nga viti 2000, i cili u përjashtua nga loja për shkak të incidentit me një bashkëlojtar.

Futbollisti senegalez (36) mbrëmë u përjashtua nga loja në minutën e 13-të të ndeshjes kundër Mançester Junajted, pasi e qëlloi me shuplakë bashkëlojtarin Majkëll Kin.

Geje pas ndeshjes i kërkoi falje bashkëlojtarit Kin, si dhe lojtarëve tjerë, personelit menaxhues, tifozëve dhe klubit. Ai deklaroi se e ndërmerr përgjegjësinë e plotë për reagimin e tij.

"Ajo që ndodhi nuk i shpreh cilësitë dhe parimet e mia të vërteta. Emocionet ndonjëherë më mundin, por asgjë nuk e arsyeton sjelljen e tillë. Do të bëjë gjithçka që të sigurohem se asnjëherë më nuk do të ndodh", ka shkruar futbollisti në rrjetet sociale.

Në vitin 2005, lojtarët e Njukasëll, Li Boer dhe Kieron Daer për shkak të zënkës mes vete, janë përjashtuar në minutën e 82-të të ndeshjes kundër Aston Villës, ndërsa në vitin 2008, futbollisti i Stouk Sitit, Rikardo Fuler u përjashtua nga loja pas sulmit ndaj Endi Grifin. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан