• петок, 05 декември 2025

G20 bën thirrje për paqe të drejtë, gjithpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Sudan, RF të Kongos, Ukrainë dhe territoret palestineze

G20 bën thirrje për paqe të drejtë, gjithpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Sudan, RF të Kongos, Ukrainë dhe territoret palestineze

Johanesburg, 22 nëntor 2025 (MIA) - Liderët e vendeve-anëtare të G20-shit e shkelën traditën duke miratuar deklaratë në fillim të Samitit në Afrikën Jugore. Deklaratat zakonisht miratohen në fund të samiteve.

Deklarata është miratuar edhe përkundër kundërshtimit të SHBA-së, e cila e bojkotoi Samitin në Afrikën Jugore për shkak të mospajtimeve mes Uashingtonit dhe Johanesburgut.

Deklarata e G20-shit bën thirrje për paqe "të drejtë dhe të qëndrueshme" në Ukrainë, Sudan, Republikën demokratike të Kongos dhe "territoret e okupuara palestineze".

"Të udhëhequr nga qëllimet dhe parimet e Kartës së KB-së do të punojmë për paqe të drejtë, gjithpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Sudan, Republikën Demokratike të Kongos, territoret e okupuara palestineze, Ukrainë dhe për ndërprerje të konflikteve të tjera dhe luftërave në tërë botën", ceket në deklaratë.

Në dokument ceket edhe se G20-shi do të angazhohet për mbrojtje më të mirë të rezervave të mineraleve strategjike, që janë të domosdoshme për tranzicion energjetik, duke pasur parasysh trazirat gjeopolitike.

Në ditën e parë të Samitit G20 ishte cekur se Afrika Jugore nuk do t'ia dorëzojë kryesinë me Grupin e SHBA-së, të ilët për shkak të bojkotit nuk morën pjesë në disksutime.

Presidrnti i SHBA-së, Donald Tramp e akuzoi Afrikën Jugore për dikriminim të pakicës së bardhë. Johanesburgu i mohon akuzat e Trampit, ndërsa organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i vlerësuan si të pabaza.

Është paraparë që Samiti i ardhhëm i G20-shit të mbahet në Majami. Por, edhe përkundër paralajmërimeve nga pala amerikane se diplomati i tyre do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të kryesisë së G20-shit, Adrika Jugore pohon se kjo ëhstë shkelje e protokollit.

G20 përfshin 19 vende, si dhe BE-ja dhe Unioni Afrikan. Takimi në Johanesburg është Samiti i parë i G20-shit që mbahet në Afrikëss. ab/

Fotо: ЕPА

Остани поврзан