G20 bën thirrje për paqe të drejtë, gjithpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Sudan, RF të Kongos, Ukrainë dhe territoret palestineze
- Liderët e vendeve-anëtare të G20-shit e shkelën traditën duke miratuar deklaratë në fillim të Samitit në Afrikën Jugore. Deklaratat zakonisht miratohen në fund të samiteve.
Johanesburg, 22 nëntor 2025 (MIA) - Liderët e vendeve-anëtare të G20-shit e shkelën traditën duke miratuar deklaratë në fillim të Samitit në Afrikën Jugore. Deklaratat zakonisht miratohen në fund të samiteve.
Deklarata është miratuar edhe përkundër kundërshtimit të SHBA-së, e cila e bojkotoi Samitin në Afrikën Jugore për shkak të mospajtimeve mes Uashingtonit dhe Johanesburgut.
Deklarata e G20-shit bën thirrje për paqe "të drejtë dhe të qëndrueshme" në Ukrainë, Sudan, Republikën demokratike të Kongos dhe "territoret e okupuara palestineze".
"Të udhëhequr nga qëllimet dhe parimet e Kartës së KB-së do të punojmë për paqe të drejtë, gjithpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Sudan, Republikën Demokratike të Kongos, territoret e okupuara palestineze, Ukrainë dhe për ndërprerje të konflikteve të tjera dhe luftërave në tërë botën", ceket në deklaratë.
Në dokument ceket edhe se G20-shi do të angazhohet për mbrojtje më të mirë të rezervave të mineraleve strategjike, që janë të domosdoshme për tranzicion energjetik, duke pasur parasysh trazirat gjeopolitike.
Në ditën e parë të Samitit G20 ishte cekur se Afrika Jugore nuk do t'ia dorëzojë kryesinë me Grupin e SHBA-së, të ilët për shkak të bojkotit nuk morën pjesë në disksutime.
Presidrnti i SHBA-së, Donald Tramp e akuzoi Afrikën Jugore për dikriminim të pakicës së bardhë. Johanesburgu i mohon akuzat e Trampit, ndërsa organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i vlerësuan si të pabaza.
Është paraparë që Samiti i ardhhëm i G20-shit të mbahet në Majami. Por, edhe përkundër paralajmërimeve nga pala amerikane se diplomati i tyre do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të kryesisë së G20-shit, Adrika Jugore pohon se kjo ëhstë shkelje e protokollit.
G20 përfshin 19 vende, si dhe BE-ja dhe Unioni Afrikan. Takimi në Johanesburg është Samiti i parë i G20-shit që mbahet në Afrikëss. ab/
Fotо: ЕPА