• петок, 02 јануари 2026

FSSH është renditur në vendin e parë së bashku me ESHR në raportin për monitorim të institucioneve të Agjencisë për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri në informacione me karakter publik

FSSH është renditur në vendin e parë së bashku me ESHR në raportin për monitorim të institucioneve të Agjencisë për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri në informacione me karakter publik

Shkup, 12 dhjetotr 2025 (MIA) - Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) është renditur në vendin e parë me Entin Shtetëror për Revizion në raportin e fundit për monitorim të institucioneve, që e ka bërë Agjencinë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri në informacione me karakter publik, njoftoi sot drejtori i përgjithshëm i FSSH, Sashko Klekovski.

Ai theksoi se ky është sukse si madh, sepse vitin e kaluar janë renditur në vendin e 45-të me 24,5 pika, që sipas tij, tregon se me kuadrin e njejtë me institucionin e njejtë mund të punohet më mirë.

Klekovski e falënderoi ekipin e FSSH, i cili ka qenë i përfshirë në procesin, ka ndihmuar ta bëjnë atë që është e nevojshme dhe për një vit të kalojnë nga vendi i 45-të dhe ta ndajnë vendin e parë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан