• петок, 26 декември 2025

Flik: Ter Shtegen është kapiten dhe shumë i rëndësishëm për Barcelonën

Flik: Ter Shtegen është kapiten dhe shumë i rëndësishëm për Barcelonën

Barcelonë, 17 dhjetor 2025 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, e theksoi vlerën për ekipin e portierit Ter Shtegen.

Katalonasit mbrëmë e mposhtën Guadalaharën me 2:0 në finalen e tetë të Kupës së mbretit.

"Të luash në kupën e mbretit nuk është e lehtë, por në fund të fundit më i rëndësishëm është qëndrimi dhe mentaliteti. Ter Shtegen është kapiten dhe shumë i rëndësishëm për ekipin. Sot pati mundësi të luajë, ndërsa unë ia dhashë atë mundësi në një garë si kupa e mbretit. E respektoj. Ky ishte edhe një hap në kthimin e tij. Ndeshjet kundër ekipeve si Guadalahara gjtihmonë janë të vështira. Qëndrimi në fushë është çelësi i fitores. Të dyja ekipet e treguan këtë, ndërsa ne fituam", deklaroi Flik për "AS".

Mark-Andre ter Shtegen ka qenë mbrojtës për Barcelonën që nga viti 2014. sa/

Foto: EPA

Остани поврзан