Flik pas humbjes nga Çellsi: Kemi bërë shumë gabime
- Trajneri i Barcelonës, Hans-Diter Flik e dha opinionin e tij pas humbjes së mbrëmshme nga Çellsi. Klubi katalonas humbi në Londër me rezultat të bindshëm 3:0 në ndeshjen e xhiros së 5-të të Ligës së kampionëve.
Londër, 26 nëntor 2025 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Hans-Diter Flik e dha opinionin e tij pas humbjes së mbrëmshme nga Çellsi. Klubi katalonas humbi në Londër me rezultat të bindshëm 3:0 në ndeshjen e xhiros së 5-të të Ligës së kampionëve.
"E filluam ndeshjen shumë mirë dhe patëm mundësi të shënojmë gol të parët. Qartë se Çellsi është ekip më të vërtetë i mirë. Nuk është lehtë të fitohet këtu, posaçërisht kur keni një lojtar më pak pothuaj 50 minuta. Provuam gjithçka. Jemi mbrojtur si një front i bashkuar, por në fund kemi bërë shumë gabime. Kjo është gjithçka që mund të them tani. Duhet të analizojmë gjithçka. Duhet të përmirësohemi. Tani është me rëndësi të kualifikohemi në raundin tjetër. Ky është qëllimi ynë. Do të shohim, por shkojmë ndeshje pas ndeshje. Ndeshja e ardhshme është kundër Frankfurtit. Jam optimist pasi tani kemi lojtarë që na kthehen. Kemi edhe tre ndeshje dhe mundësi për të fituar nëntë pikë", deklaroi Flik.
Çellsi tani gjendet në vendin e pestë në tabelën e Ligës së kampionëve me 10 pikë, ndërsa Barcelona në vendin e 15-të me shtatë pikë. bsh/
Foto: EPA