Filloi demontimi i radarit të vjetër në Aeroportin në Shkup, komunikacioni ajror zhvillohet pandërprerë
- – Sot zyrtarisht filloi procesi i demontimit të radarit të vjetër të papërdorshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, si dhe përgatitje për instalim të radarit të ri bashkëkohor Mod S. Kjo procedurë nuk do të ketë kurrfarë ndikimi për zhvillimin e komunikacionit ajror, informojnë nga M-NAV.
Shkup, 14 dhjetor 2025 (MIA) – Sot zyrtarisht filloi procesi i demontimit të radarit të vjetër të papërdorshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, si dhe përgatitje për instalim të radarit të ri bashkëkohor Mod S. Kjo procedurë nuk do të ketë kurrfarë ndikimi për zhvillimin e komunikacionit ajror, informojnë nga M-NAV.
“Pas takimit të mbajtur me ekipin e Leonardo dhe kompanitë vendase të angazhuara si nënkontraktorë, i cili u zhvillua më 01.12.2025, sot filloi zyrtarisht procesi i çmontimit të radarit të vjetër dhe të papërdorshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, si dhe përgatitjet për instalimin e radarit të ri modern Mod S”, thonë nga M-NAV.

Nga atje theksojnë se kjo fazë përfaqëson hap të rëndësishëm në kuadër të projektit për modernizim të sistemeve për mbikëqyrje të komunikacionit ajror.
“Procesi realizohet me nivel të lartë të koordinimit dhe përkushtim profesional, me çka veçanërisht theksohet angazhimi i mundimshëm, angazhimi dhe ekspertiza e personelit profesionist dhe teknik, i cili ka rol kyç në realizimin e një projektit të tillë kompleks”, bëhet e ditur në kumtesë.
Pas përfundimit të demontimit, siç informojnë nga M-NAV, do të vijojnë aktivitete të shtuara ndërtimore për vendosje të konstruksionit të ri, si dhe instalim të radarit të ri bashkëkohor Mod S, me çka dukshëm do të avancohet siguria dhe efikasiteti i menaxhimit me komunikacionin ajror.
Në bazë të dinamikës së paraparë, lëshimi i plotë i radarit të ri në përdorim operativ pritet në qershor të vitit 2026.
“Menaxhmenti, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e Transportit, mbetet i përkushtuar fuqimisht në zbatimin dhe përfundimin përfundimtar të projekteve strategjike, të cilat për arsye të pakuptueshme kanë ngecur prej vitesh, me qëllim të qartë - infrastrukturë moderne, të sigurt dhe funksionale të aviacionit”, thonë nga M-NAV. fc/
Foto: M-NAV