• недела, 11 јануари 2026

Filipçe: Qeveria teknike është garanca e vetme për zgjedhje të drejta, ajo mund të hiqet vetëm nëse jemi një shoqëri e pjekur

Filipçe: Qeveria teknike është garanca e vetme për zgjedhje të drejta, ajo mund të hiqet vetëm nëse jemi një shoqëri e pjekur

Shkup, 9 janar 2026 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në brifingun e sotëm me gazetarë e përsëriti qëndrimin se nuk do të marrin pjesë në takimin e liderëve ku do të diskutohet për heqjen e qeverisë teknike, ajo duhet të qëndrojë sepse, siç theksoi, "ajo është linja e fundit e mbrojtjes së robërimit të plotë dhe keqpërdorimit të më rëndësishmes, ndërkaq ai është vullnet i lirë i qytetarëve gjatë procesit zgjedhor".

Sipas Filipçes, "qeveria teknike mund të hiqet vetëm kur ne të jemi një shoqëri e pjekur", ndërsa siç vlerësoi, "në këtë moment nuk jemi" duke potencuar se "vetëm qeveria teknike, e cila ka prani të opozitës në qeveri, mund të garantojë cikël demokratik zgjehdor". Sipas tij, "qeveria teknike do të garantojë njëfarë baraspeshe institucionale".

"Nuk guxon të hiqet qeveria teknike sepse ajo është mundësia e vetme për zgjehdje të ndershme dhe të drejta. Ata nuk e dëshirojnë qeverinë teknike sepse kur të hyjë një ministër nga opozita, do të ketë qasje në të gjitha keqpërdorimet dhe në tërë sistemin korruptues. Nuk duan qeveri teknike sepse ajo për këtë pushtet do të thotë hapje e Kutisë së Pandorës", tha Filipçe duke shtuar se ajo është vetëm alibi për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme.

Ai gjithashtu vlerësoi se shihet "okupimi i sistemit të drejtësisë" dhe se, siç tha, "është vendosur kontroll i plotë ndaj Prokurorisë, po i bëhet presion Këshillit gjyqësor dhe miratohen ndryshime të Kodit penal, të cilat i përshtaten vetëm pushtetit".

"Në bujqësi pamë se çfarë ndodhi me IPARD 3, drejtori i cili është emëruar nga VMRO-DPMNE-ja u arrestua për korrupsion dhe mashtrim të parave evropiane. Kjo është arsyeja e vetme prëse duhet të ketë qeveri teknike", tha Filipçe në brifing.

Sipas tij, gjithashtu sillen rezoluta me të cilat, siç tha, praktikisht hiqet liria e fjalës së opozitës. "Me Ligjin për policinë shkohet drejt partizimit të plotë të MPB-së, me ç'rast çdop bisedë për heqje të qeverisë teknike nuk është vetëm e papërgjegjshme, por edhe e rrezikshme për demokracinë dhe proceset në vend", tha Filipçe.

Lidhur me "Qytetin e sigurt", Filipçe theksoi se e mbështetë atë sistem nga aspekti i sigurisë, por, siç theksoi, druan nga rreziqet e mbikëqyrjes së parregulluar masive.

"Legalizimi i një mbikqyrjeje masive, përmes sistemit Qyteti i sigurt, me 65 mijë kamera, mundëson mbikëqyrje digjitale të lëvizjeve të qytetarëve. Minsitri teknik i Punëve të brendshme nga opozita është garantues se ky sistem nuk do të keqpërdoret për ndjekje të lëvizjeve të in dividëve nga opozita, aktivitete të kandidatëve të opozitës dhe aktivitete gjatë fushatës. Me asnjëligj, sistemi nuk është i rergulluar dhe as ndërkaq nuk dihet si dhe në çfarë mënyre ato të dhëna mund të përdoren", tha Filipçe.

Lidhur me ligjet reformuese, ai theksoi se për to do të debatojnë në Kuvend, por nuk do të marrin pjesë në takimin e liderëve.

"VMRO-DPMNE nuk pranuan asnjë sugjerim tonin për ligjet reformuese dhe nuk i ndjekin rekomandimet nga Misioni vlerësues. Është e saktë se kam propozuar takim liderësh, por atëherë as që e dinim për krimin dhe korrupsionin, nuke dinim për emigrantët, nuk e dinim të Alta bankën dhe për kapitalin e dyshimtë që hyri në vend. Nuk do të ketë takim liderësh me njerëz të cilët e plaçkisin shtetin, ndërkaq për llogari të saj e bllokojnë rrugën tonë drejt BE-së", theksoi ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në brifing.

Përsëriti se do t'i mbështesë ligjet evropiane, por, sipas tij, rruga e vërtetë drejt Evropës janë ndryshimet kushtetuese dhe shtoi se në mënyrë jotransparente miratohen ligje me procedurë të shpejtë.

"Asgjë nuk është bërë me ligjet reformuese në vitin 2025. Bllokohen ligjet reformuese me qëllim që në prapavijë të mund të ketë korrupsion. Unë nuk dëshiroj të ulem në një tryezë të tillë", tha ai, duke cekur se do të marrin pjesë në zgjedhje edhe nëse hiqet Qeveria teknike dhe se do të luftojnë me të gjitha mjetet demokratike kundër, siç tha, këtij pushteti jodemokratik.

Sipas Filipçes, pushteti qëllimisht shkakton konflikt me Bullgarinë, që, sipas tij, është arsyetim që negociatat të mos vazhdojnë.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për raportet me Bullgarinë dhe nëse dakordohet me pjesën e kumtesës nga MPJ-ja bullgare për "gjuhë të kapshme", Filipçe vlerësoi se edhe pala bullgare duhet të punojë më shumë në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe avancimin e relacioneve tona.

"ne kemi treguar më parë me hapa konkret se si mbrohen karakteristikat identitare për gjuhën, kulturën dhe ajo është implementuar edhe në Marrëvehsjen e Prespës dhe në të ashtuquajturin Propozim francez. Gjuha nuk është e rrezikuar dhe është plotësisht e mbrojtur, sepse qartë është e pranuar edhe në OKB edhe në BE. Bëhet fjalë për marrëveshje në të cilën kursesi nuk rrezikohen dispozitat identitare. Problemi është te provokimet që vijnë dhe te mosveprimi dhe mungesa e çdo iniciative për çështjet e hapura", theksoi Filipçe. ab/

Foto: МIА 

 

Остани поврзан