En-Bi-Si: Administrata e Trampit kërkon listën e punonjësve të FBI-së, po rritet frika për largime të reja të mundshme
- Administrata e Trampit ka kërkuar nga FBI listën e punonjësve në provë dhe shpjegime individuale për mbajtjen e kujtdo që ka qenë në byro për më pak se dy vjet, shkruan En-Bi-Si njuz, duke shtuar se kjo ka shkaktuar frikë brenda byrosë për largime të reja të mundshme.
![En-Bi-Si: Administrata e Trampit kërkon listën e punonjësve të FBI-së, po rritet frika për largime të reja të mundshme](https://mia.mk/images/20250211120654_big_730x400_15.webp )
Uashington, 11 shkurt 2025 (MIA) - Administrata e Trampit ka kërkuar nga FBI listën e punonjësve në provë dhe shpjegime individuale për mbajtjen e kujtdo që ka qenë në byro për më pak se dy vjet, shkruan En-Bi-Si njuz, duke shtuar se kjo ka shkaktuar frikë brenda byrosë për largime të reja të mundshme.
Kjo vjen në kohën e një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme rreth përpjekjeve për të mbledhur emrat e e punësuarve në FBI të cilët kanë punuar në rastet e 6 janarit të vitit 2020, dhe pasi një gjykatës federal nënshkroi një marrëveshje të premten që ndalon publikimin e listës së punonjësve të FBI-së që punuan në hetimin e madh, i cili është bërë më i madhi në historinë e FBI-së, me më shumë se 1.500 të akuzuar. Në 21 ditët që nga inaugurimi i Trampit, të emëruarit e tij kanë bërë ndryshime në FBI me shpejtësi të jashtëzakonshme - Trampi ka falur masivisht rebelët e dënuar që nga 6 janari, ndërsa emëroi një prej tyre si kryeprokuror federal në Uashington.
Administrata e tij largoi prokurorë federalë që ishin të angazhuar të punojnë në rastet e 6 janarit, ndërsa ishin larguar nga puna edhe të punësuar në Ministrinë e Drejtësisë që më parë ishin në ekipin e këshilltarit special Xhek Smit, i cili e ndoqi penalisht Trampin.
Shefi i zyrës së FBI-së në Uashington u ndërrua, si dhe zyrtarët më të lartë të byrosë, dhe një bashkëpunëtor i Elon Maskut dhe të tjerëve iu dhanë role drejtuese në selinë e byrosë.
Foto: EPA