El Anuni: BE-ja është e shqetësuar për viktimat e protestave në Iran, por politika e saj nuk është ndryshimi i regjimit
- Bashkimi Evropian shpreh shqetësim për rritjen e numrit të të vdekurve dhe të lënduarve në protestat në Iran dhe thekson se hedh poshtë çdo dhunë kundër demonstruesve paqësorë, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anuarr el Anuni.
Bruksel, 9 janar 2026 (MIA) - Bashkimi Evropian shpreh shqetësim për rritjen e numrit të të vdekurve dhe të lënduarve në protestat në Iran dhe thekson se hedh poshtë çdo dhunë kundër demonstruesve paqësorë, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anuarr el Anuni.
"Populli i Iranit po shpreh aspiratat e tij legjitime për një jetë më të mirë. Çdo dhunë kundër demonstruesve paqësorë është e papranueshme. U bëjmë thirrje autoriteteve iraniane të respektojnë të drejtat e lirisë së shprehjes dhe tubimit paqësor dhe të rivendosin qasjen në internet për të gjithë", tha El Anuni.
Ai shtoi se BE-ja po e e ndjek me kujdes situatën në Iran, përfshirë zhvillimet e fundit në jugperëndim të vendit.
I pyetur nëse BE-ja mbështet ndryshimin e regjimit në Iran dhe nëse vjen deri në një ndryshim të tillë kë do të mbështesë si udhëheqës të ardhshëm të vendit, El Anuni theksoi se ndryshimi i regjimit nuk është pjesë e politikës së Unionit ndaj Iranit.
Foto: Arkivi i MIA-s