Edhe një tjetër lojtar i Liverpulit transferohet në Madrid
- Pas fitores kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve disa ditë më parë, për Liverpulin mbërritën lajme të pakëndshme. Siç raportojnë mediat spanjolle, "klubi mbretëror" tashmë ka rënë dakord për të gjitha detajet për transferimin e lojtarit nga mbrojtja e "të kuqve" dhe ekipit kombëtar francez, Ibrahim Konate. Francezi erdhi në Liverpul në vitin 2021 nga Lajpcingu.
Liverpul, 9 nëntor 2025 (MIA) - Pas fitores kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve disa ditë më parë, për Liverpulin mbërritën lajme të pakëndshme. Siç raportojnë mediat spanjolle, "klubi mbretëror" tashmë ka rënë dakord për të gjitha detajet për transferimin e lojtarit nga mbrojtja e "të kuqve" dhe ekipit kombëtar francez, Ibrahim Konate. Francezi erdhi në Liverpul në vitin 2021 nga Lajpcingu.
Transferimi mund të realizohet që në janar. Liverpuli ka një kontratë me Konaten deri në qershor të vitit 2026 dhe sigurisht një transferim në afatine dimrit është një shans për Liverpulin për të fituar diçka nga transferimi.
Nga ana tjetër, Liverpuli po përgatitet të nënshkruajë me lojtarin e Interit, Alesandro Bastoni, si zëvendësim për Konaten.
Për afatin kalimtar të verës, Liverpuli tashmë ka "rënë dakord" të nënshkruajë me Mark Gein nga Kristal Palas, të cilin nuk e sollën në minutën e fundit në afatin kalimtar të kaluar.
Foto: EPA