• понеделник, 15 декември 2025

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në Kërçovë dhe Botun

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në Kërçovë dhe Botun

Shkup, 13 dhjetor 2025 (MIA) - Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës prej 50 deri 150 metra ka në Kërçovë dhe Botun, ndërsa në disa akse rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka është e mundur rrëshqitje e dheut, ndërsa rrugët rregullisht pastrohen, informoi NP "Rrugët e Maqedonisë".

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

NP "Rrugët e Maqedonisë" apelon drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur në trafik, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.

Ekipet kujdestare të ndërmarrjes vazhdimisht janë në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан