• четврток, 27 јуни 2024

DPHM: Pasdite sërish reshje, kujdes në vendet ku priten reshje më intensive të shiut

DPHM: Pasdite sërish reshje, kujdes në vendet ku priten reshje më intensive të shiut

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Rritje e nivelit të lumenjve dhe probleme lokale komunale në mjediset urbane të qytetit mund të shkaktojnë reshjet e paralajmëruara për sot pasdite, të cilat sipas sinoptikëve, në disa vende mund të jenë të rrëmbyeshme. Posaçërisht kërkohet kujdes nëse këto reshje intensive bien në vende ku tashmë disa ditë janë kapluar nga reshjet dhe ku trualli është i lagësht, paralajmërojnë nga DPHM.

Nga DPHM i cekin Rajonin e Shkupit, Kumanovës, Kriva-Pallankës, Kratovës dhe Tetovës si vende ku nevojitet më tepër kujdes.

Nga DPHM rekomandojnë lëvizje të kudjesshme përskaj lumenjve më të vegjël  dhe në ato vende ku priten reshje më intensive të shiut.

"Në përputhje me paralajmërimin e sinptikëve se pasdite do të jetë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima, ndërsa në disa vende do të ketë stuhi me reshje të rrëmbyeshme për kohë të shkurtë (mbi 30 l/m2), bubillima dhe breshër, do të dëshironim t'ju informojmë se nëse proceset janë intensive dhe nëse në vende të caktuara lokalisht për kohë të shkurtë do të ketë sasi më të mëdha të shiut, është e mundur të vijë deri te rritja e përshpejtuar e niveleve të lumenjve të vegjël, ku në disa lokacione është e mundur tëp paraqiten probleme lokale", kumtojnë nga DPHM. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан