Djusberi-Holl i solli fitore Evertonit kundër Mançester Junajted, mysafirët pothuaj tërë ndeshjen e luajtën me një lojtar më pak
- Mançester Junajted mbrëmë humbi nga Evertoni me rezultatin 1:0 në "Old Traford" në xhiron e 12-të të Premier Ligës.
Mançester, 25 nëntor 2025 (MIA) - Mançester Junajted mbrëmë humbi nga Evertoni me rezultatin 1:0 në "Old Traford" në xhiron e 12-të të Premier Ligës.
Mesfushori Kjernan Djusberi-Holl e shënoi golin e vetëm në minutën e 29-të.
Nga minuta e 13-të, mysafirët mbetën me 10 lojtarë, pasi Idrisa Geje u përjashtua nga loja.
Kjo është ndeshja e tretë me radhë e Mançesterit pa fitore. Ekipi gjendet në vendin e 10-të në Premier Ligë me 18 pikë pas 12 ndeshjeve. bsh/
Foto: EPA