Disa gazetarë janë thirr në bisedë në polici për shkak të mospasjes së lejes për xhirim me dron në tubimet me rastin e tragjedisë në Koçan
- – Ekipe të gazetarëve nga TV 21 dhe Rojters mbrëmë ishin thirr në bisedë në polici për shkak të mospasjes së lejes adekuate për xhirim me dron në tubimet në sheshin në Shkup, me rastin e tragjedisë në Koçan.

Shkup, 19 mars 2025 (MIA) – Ekipe të gazetarëve nga TV 21 dhe Rojters mbrëmë ishin thirr në bisedë në polici për shkak të mospasjes së lejes adekuate për xhirim me dron në tubimet në sheshin në Shkup, me rastin e tragjedisë në Koçan.
Siç informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n, ata pas bisedës janë lëshuar.
Nga MPB mbrëmë informuan edhe se Agjencia për Aviacion Civil (AAC) ka vendosur ndalesë për përdorimin e fluturakeve pa ekuipazh (dronëve), për kryerjen e çfarëdo lloj operacionesh, në territorin e qyteteve Koçan dhe Shtip.
Ministra e Punëve të Brendshme e transmeton publikimin e AAC se “operimi i paautorizuar, i pakoordinuar i këtyre fluturakeve jo vetëm që e rrezikon komunikacionin ajror, por mund të shkaktojë pasoja serioze për jetën dhe pronën e personave të tretë në vend” dhe tregon se “operimi me fluturake pa ekuipazh në zona të ndaluara është bazë për nisjen e procedurës për sanksionim në bazë të Ligjit për Aviacion”.
“I bëjmë thirrje qytetarëve në këto ditë trishtimi dhe dhimbjeje të pamasë, në kuadër të së drejtës së garantuar me Kushtetutë për t’u mbledhur dhe për të mbajtur protestë, ato të mbahen në atmosferë paqësore, të respektohen vendimet e marra tashmë nga institucionet shtetërore dhe për të respektuar urdhrat dhe udhëzimet e punonjësve të policisë, për të garantuar paqen, sigurinë dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në vend”, thekson MPB. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s