• недела, 14 декември 2025

Dimovska ka biseduar me Shamusin për perspektivën e bashkëpunimit me Parlamentin e Francës

Dimovska  ka biseduar me Shamusin për perspektivën e bashkëpunimit me Parlamentin e Francës

12 dhjetor 2025

Vizita e sekretares së përgjithshme Dimovska në Parlamentin e Republikës së Francës u përmbyll me takimin me homologun e saj, sekretarin e përgjithshëm, Damien Shamusi.

Në takim, Dimovska shprehu kënaqësinë për organizimin dhe programin e vizitës në Kuvendin e Francës, dinamikën e takimeve, profilin dhe ekspertizën e bashkëbiseduesve. Dimovska nënvizoi se në takime, nëpunësit e të dy Kuvendeve arritën në përfundimin se shkëmbimi reciprok i përvojave përmes komunikimit të vazhdueshëm online ose personalisht, përmirëson kapacitetet e shërbimeve si kujtesa institucionale e dhomave legjislative. Shamusi shprehu kënaqësinë për vizitën dhe ndau vullnetin e shërbimit për të thelluar më tej bashkëpunimin në nivel shërbimesh.

Delegacioni i udhëhequr nga Dimovska mori pjesë në seancën e pyetjeve të deputetëve dhe në pritjen e Kryetarit të Kuvendit Kombëtar.

Përveç kësaj, Dimovska u takua edhe me përfaqësuesit e sektorëve të Sekretariatit të Përgjithshëm dhe Presidencës; Komisionit për Çështje Evropiane; si dhe me Sektorin për Mbikëqyrje dhe Vlerësim; për Komunikim Digjital dhe Shtyp; Çështje Dypalëshe; Protokollit; Seancave dhe Legjislacionit; Përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë për Rajonin Evropian dhe Rrjetin e Grave, si dhe vizituan studion televizive të Kuvendit Kombëtar.

Një konstatim i përbashkët i të gjitha takimeve ishte se ekziston interesi i ndërsjellë dhe hapësirë për thellimin e bashkëpunimit në nivel shërbimesh. Në periudhën në vijim, shërbimet do të zhvillojnë një plan prioritetesh dhe dinamikë takimesh në nivel shërbimesh. 

KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Остани поврзан