Deklaratë e Fisnik Melës, kandidat i VLEN-it për kryter të komunës së Dibrës (EMBARGO për publikim deri ora 19:00)
- Kandidati për kryetar të komunës nga VLEN, i mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Fisnik Mela duke e ushtruar të drejtën e tij të votës, i porositi qytetarët që të votojnë me dashuri dhe besim për një të ardhme më të mirë për Dibrën.
Dibër, 2 nëntor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të komunës nga VLEN, i mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Fisnik Mela duke e ushtruar të drejtën e tij të votës, i porositi qytetarët që të votojnë me dashuri dhe besim për një të ardhme më të mirë për Dibrën.
"Sot votova me besim për Dibrën që duam. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin dhe të votojnë me përgjegjësi. Çdo votë ka peshë, çdo votë vendos për të ardhmen tonë. Çdo votë është e rëndësishme, ndërsa e imja ishte për të ardhmen që uroj për familjen time dhe qytetin tim. Sot është një festë e demokracisë, një ditë kur zëri i çdo qytetari ka fuqinë të formësojë të ardhmen. Dilni dhe votoni me zemër, për punën, për zhvillimin, për Dibrën tonë. Me dashuri dhe besim për dibrën tonë krenare", tha Mela.
Ai të drejtën e votës e ushtroi në vendvotimin 0547/1 në nëntëvjeçaren "Penestia" në Dibër. Në raundin e parë, ai mori 3227 vota ose 40,08 për qind të 8052 votuesve që dolën në votime. ls/
Foto: MIA