KSHZ-ja i votoi udhëzimet për verifikim dhe thirrjen publike për verifikim të listës zgjedhore për katër komunat ku do të ketë zgjedhje të përsëritura për kryetar komune
- Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 160-të i miratoi unanimisht Propozim ligjin për verifikim të listës zgjedhore dhe thirrjen publike për verifikim të listës zgjedhore nga ana e qytetarëve në komunat Gostivar, Vrapçishtë, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupa, ku më 11 janar do të përsëriten Zgjedhjet lokale për zgjedhje të kryetarit. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Boris Kondarko tha se afati për publikimin e listës zgjedhore, gjegjësisht për fillimin e verifikimit publik fillon nesër më 26 nëntor.
Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 160-të i miratoi unanimisht Propozim ligjin për verifikim të listës zgjedhore dhe thirrjen publike për verifikim të listës zgjedhore nga ana e qytetarëve në komunat Gostivar, Vrapçishtë, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupa, ku më 11 janar do të përsëriten Zgjedhjet lokale për zgjedhje të kryetarit. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Boris Kondarko tha se afati për publikimin e listës zgjedhore, gjegjësisht për fillimin e verifikimit publik fillon nesër më 26 nëntor.
"I njejti do të zbatohet dejtpërdrejtë në të gjitha departamentet dhe zarytar rajonale në këti katër komuna. Kështu që do të jenë të kapshëm edhe në ueb-faqe, por edhe për të gjithë qytetarët, të cilët dua drejtpërdrejtë të kryejnë verifikim në departamentet dhe zyrat rajonale", theksoi Kondarko.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të kryejnë verifikim në listën zgjedhore në 15 ditët e ardhshme, me qëllim që të mos u shkurtohet e drejta e votës.
Anëtarët e KSHZ-së morën vendime edhe për përcaktimin e paradhënieve për Komisionet Komunale Zgjedhore, si dhe për departamentet dhe zyrat rajonale në katër komunat, ku do të ketë zgjedhje të përsëritura për kryetar komune.
Në seancën e sotme të KSHZ-së anëtarët i morën unanimisht edhe vendimet për kompensime në para për personat e angazhuar në trupat ndihmëse, pastaj për pjesëtarët e MPB-së, të cilët i kanë siguruar hapësirat afariste, materialin e besueshëm, për angazhimin e personave në departamentet rajonale ku nuk ka mjaftueshëm të punësuar ose KSHZ-ja nuk ka fare të punësuar dhe persona që kanë qenë të angazhuar si mbështetje teknike në KSHZ dhe në Komisionet Komunale Zgjedhore.
Kryetari i KSHZ-së, Kondarko paralajmëroi se deri në fund të javës do të kenë edhe një seancë, në të cilën do të miratohen propozim vendime të ndërlidhura me zgjedhjet e përsëritura në katër komunat më 11 janar të vitit 2026. mb/
Foto: MIA