• четврток, 25 декември 2025

Kuvendi i zgjodhi Muhamet Hoxhën ministër të Mjedisit Jetësor dhe Bekim Sali ministër të Eurointegrimeve

Kuvendi i zgjodhi Muhamet Hoxhën ministër të Mjedisit Jetësor dhe Bekim Sali ministër të Eurointegrimeve

Shkup, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Kuvendi sot në kuadër të mbledhjes së 75-të plenare i zgjodhi Muhamet Hoxhën ministër të Mjedisit Jetësor dhe Bekim Sali ministër të Eurointegrimeve. Menjëherë pas zgjedhjes, Hoxha dhe Sali dhanë deklarata solemne para deputetëve.

Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski para Kuvendit i arsyetoi propozime Muhamet Hoxha të jetë ministër i Mjedisit jetësor dhe Bakim Sali ministër i Eurointegrimeve.

"Sot para jush e vë propozimin për zgjedhje të dy ministrave me qëllim të ekipimit të plotë dhe funksional të Qeverisë dhe sigurim të vazhdimësisë në punë, në resore kyçe të pushtetit ekzekutiv", tha Mickoski.

Për Hoxhën tha se kandidati disponon me përvojë shumëvjeçare në administratën shtetërore dhe në pushtetin ekuzekutiv, se është me angazhime në disa institucione me pozita udhëheqëse të cilat nënkuptojnë përgjegjësi, koordinim dhe punë në ambient të ndërlikuar administrativ dhe institucional.

"Përvoja e tij e deritanishme profesionale siguron njohje të procedurave, bashkëpunim ndërinstitucional dhe nevojën për harmonizim të politikave të ndryshme publike. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ka rol të rëndësishëm në krijimin dhe zbatimin e politikave lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm, shfrytëzimin nacional të hapësirës dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. Për këtë resor nevojitet qasje që do të bazohet në ligjshmëri, stabilitet institucional dhe vazhdimësi në punë, që konsideroj se kandidati mund ta sigurojë", tha Mickoski.

Për Bekim Sali tha se ka pasur përvojë të mëparshme si ministër, si dhe angazhim rrjedhës në pushtetin ligjvënës, që i mundëson kuptim të qartë të marrëdhënieve mes pushtetit ekzekutiv dhe ligjvënës, dhe mënyrës së funksionimit të institucioneve shtetëore.

"Kjo përvojë është posaçërisht me rëndësi për Ministrinë e Çështjeve Evropiane e cila ka rol koordinues në proceset lidhur me integrimin evropian dhe obligimet reformuese të shtetit. Resori Çështje evropiane kërkon punë sistemtike, harmonizim të institucioneve dhe ndjekje të obligimeve që dalin nga dokumentet nacionale dhe evropiane. Pritja është se kandidati do të kontribuojë drejt koordinimit më efikas dhe qasjes institucionale në këto procese", tha kryeministri Mickoski.

Qeveria që e udhëheqë, siç tha, bëhet e përkushtuar ndaj kryerjes me përgjegjësi, me transparencë të punës së vet.

"Prioritet i yni është funksionimi stabil i institucioneve, zbatimi konsekuent i reformave, dhe krijimi i kushteve për cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve. Secili anëtar i Qeverisë ka obligim të qartë të punojë në mënyrë profesionale, llogaridhënëse edhe në kuadër të Kushtetutës edhe në kuadër të ligjeve, me qëllim që të sigurohet besim në institucione dhe vazhdimësi në politikat shtetërore", tha Mickoski.

Nga kandidatët e propozuar, shtoi kryeministri, pritet që funksionet e veta t'i kryejnë në mënyrë profesionale, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet, dhe në kuadër të kompetencave të caktuara me ligj.

Për punën e Sali dhe Hoxhës folën koleget e tyre partiake, Imerlie Fetai Saliu dhe Saranda Imeri Stafai, ndërsa mbështetje për ta shpehi edhe koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski shprehi mbështetje për dy kandidatët. Sipas tij, propozimi që Muhamet Hoxha të kryesojë me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do ta ketë mbështetjen e plotë nga ana e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së për shkak të përvojës së tij profesionale dhe politike, duke cekur se në vazhdimësi do ta ndjekin punën e kabinetit të tij.

Ai foli edhe për kapacitetet profesionale, udhëheqëse dhe politike të Bekim Sali.

Për deputetin Skender Rexhepi nga Alternativa, Saliu tashmë është kuadër i shfrytëzuar në disa fusha.

"Kandidati për ministër të Eurointegrimeve është i ricikluar në shumë funksione. Ju dhe VMRO-DPMNE dhe VLEN-i e kritikonit BDI-në si subjekt politik që i riciklon personat udhëheqës nga funksionet qeveritare. por tani të gjithë heshtni. Ky kandidat ishte ministër i Shëndetësisë në kohën e LSDM-së, i cili nuk tregoi asnjë rezultat. Dy vite është deputet, por asnjëherë askush nuk e ka dëgjuar", vërejti Rexhepi, duke cekur se Alternativa ka njerëz më të aftë në parti.

Paraprakisht Kuvendi e shkarkoi Orhan Murtezanin nga funksioni i ministrit në Ministrinë e Çështjeve Evropiane.

Halil Snopçe nga ASH tha se parashtrohet pyetja prëse Murtezani shkarkohet, ndërkaq nuk ka dhënë dorëheqje, nëse ka marrëveshje. Konsideron se kjo është porosi nga MKurtezani se ky nuk është dështim i tij, por i Qeverisë.

Sipas depuetes Jovanka Trençevska nga LSDM, minsitrat e paaftë mbeten në Qeveri, ndërsa ky është teatër politik në mënyrë që të fshihen dështimet në eurointegrime. Trençevska e kritikoi Qeverinë e cila sipas saj nuk zbaton reforma dhe ka dështime ekonomike, çmimet rriten, ndërsa rrogat jo.

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë erdhi pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në tetor pasi që Izet mexhiti e mori funksionin e kryetarit të komunës së Çairit, i cili i kryente funksionet zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Në rend dite të mbledhjes së 75-të janë edhe disa ligje dhe vendime në procedurë të rregullt dhe të shkurtuar. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан